Osmani: Masat ndaj Kosovës nuk kontribuojnë në avancimin e dialogut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor. Aty Osmani ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut por “prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve”. Osmani gjithashtu ka deklaruar se Kosova është […]

Shtator 20, 2023 - 09:35
 0
Osmani: Masat ndaj Kosovës nuk kontribuojnë në avancimin e dialogut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor. Aty Osmani ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut por “prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve”.

Osmani gjithashtu ka deklaruar se Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet.

“Presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës përveç që nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut, ato, nëpërmjet pezullimit të projekteve të BE-së, më së shumti prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha e Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet, e bashkërenduar tërësisht me politikat e BE-së edhe sa i përket sanksioneve dhe me procese reformuese të rëndësishme”, ka njoftuar Presidenca.

Osmani ka thënë se BE duhet t’i shpërblejë shtetet e bashkërenduara.

“BE duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE dhe në të njëjtën kohë kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka theksuar Osmani.

Në këtë takim ku u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Osmani ka theksuar nevojën e përshpejtimit të procesit dhe marrjen e vendimeve të nevojshme nga ana BE-së për integrimin e Kosovës, duke i dhënë statusin e vendit kandidat, si dhe anëtarësimin e shteteve të rajonit bazuar në përmbushjen e kritereve.

Osmani po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.