Osmani ndryshe nga Kurti: Të unifikojmë politikën e jashtme! Shqipëria, zëri i Kosovës aty ku nuk kemi përfaqësim

Teksa kryeministri Albin Kurti është shfaqur prej kohësh i shqetësuar nga ‘ndërhyrjet’ e Tiranës në çështjet e Kosovës, tjetër qendrim ka Presidentja Vjosa Osmani. Në konferencën për shtyp me homologun Bajram Begajn, ajo ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës kryesisht në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim. Osmani tha se ka ardhur […]

Shtator 4, 2023 - 12:16
 0
Osmani ndryshe nga Kurti: Të unifikojmë politikën e jashtme! Shqipëria, zëri i Kosovës aty ku nuk kemi përfaqësim

Teksa kryeministri Albin Kurti është shfaqur prej kohësh i shqetësuar nga ‘ndërhyrjet’ e Tiranës në çështjet e Kosovës, tjetër qendrim ka Presidentja Vjosa Osmani.

Në konferencën për shtyp me homologun Bajram Begajn, ajo ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës kryesisht në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim.

Osmani tha se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve.

Ajo vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve.

“Diskutuam për sfidat që na presin, që duhet t’i tejkalojmë sëbashku, Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje unike që i bën lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave në qëndrojmë të bashkuar, kombi shqiptar ka qenë dhe do jetë faktor stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat kombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim, synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO. Bashkëpunim për një strategji të unifikuar të politikës së jashtme”, tha Osmani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.