Osmani: Nuk ka arsye për t’u takuar me Vuçiç para vendosjes së sanksioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para se të vendosen sanksione. Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granada të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Europian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga [...]Read More...

Tetor 5, 2023 - 14:50
 0
Osmani:  Nuk ka arsye për t’u takuar me Vuçiç para vendosjes së sanksioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para se të vendosen sanksione.

Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granada të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Europian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar para se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiç. Fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për pjesën tjetër”, tha Osmani.

Osmani tha gjithashtu se pret që Spanja të bashkohet me vendet e tjera të Europës, për të marrë masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist më 24 shtator ku mbeti i vrarë  rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Spanja është një vend që po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin evropian.

Unë shpresoj se ata do të kuptojnë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

Kështu që unë shpresoj se Spanja do t’i bashkohet vendeve të tjera për të marrë masa ndaj Serbisë për këtë akt të tmerrshëm që ka kryer jo vetëm kundër Kosovës, por kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë kontinentin evropian”, theksoi Osmani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.