Osmania pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugë për një të ardhme më të ndritshme

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Shqipëri, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në institucionin e Kryeministrisë. Takimi me kryeministrin Rama ka ardhur pas konferencës së përbashkët për shtyp mes dy presidentëve, Begaj dhe Osmani. Osmani, pas takimit me Kyreministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi […]

Shtator 4, 2023 - 14:55
 0
Osmania pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugë për një të ardhme më të ndritshme

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Shqipëri, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në institucionin e Kryeministrisë.

Takimi me kryeministrin Rama ka ardhur pas konferencës së përbashkët për shtyp mes dy presidentëve, Begaj dhe Osmani.

Osmani, pas takimit me Kyreministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka njoftuar se me kreun ekzekutivit shqiptar ka pasur një “bisedë përmbajtësore” lidhur me të ardhmen evropiane të të dy vendeve.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar presidentja Osmani.

Takimi mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Rama vjen në një moment vendimtar për të ardhmen e marrëdhënieve mes Qeverisë së Kosovës dhe pjesës tjetër të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, por edhe mes dy qeverive shqiptare në Prishtinë e Tiranë.

Sipas axhendës, Presidentja Osmani do të ketë takim ditën e sotme edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.