Pa dokumente dhe duke shitur drogë, arretsohet i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi shiste kokainë pranë disa dyqaneve në Cugliate Fabiasco. Pasi vunë re lëvizjet e dyshimta

Prill 4, 2024 - 12:30
 0
Pa dokumente dhe duke shitur drogë, arretsohet i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi shiste kokainë pranë disa dyqaneve në Cugliate Fabiasco.

Pasi vunë re lëvizjet e dyshimta të  të riut, i cili rrinte rreth një lokali me sa duket pa konsumuar, por gjithmonë në qendër të interesit të vajtje-ardhjeve të blerësve të dyshuar të drogës, oficerët vendosën ta kontrollonin.

Fillimisht i riu, i cili më pas rezultoi se ishte njëzet e katër vjeçar me kombësi shqiptare dhe ilegal, nuk rezultonte të kishte me vete drogë apo ndonjë gjë të paligjshme.

Menjëherë më pas, megjithatë, u zbulua se ai kishte çelësin e një makine të parkuar aty pranë. Brenda makinës u gjetën 25 doza kokainë të gatshme për t’u shpërndarë, si dhe rreth gjashtëqind euro para të gatshme të grumbulluara falë shitjeve të mëparshme, të gjitha të sekuestruara. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.