“Pa Lilin s’do isha gjallë, se di a i meritoj fjalët e mira”/ Shkrimtari Fatos Kongoli mirënjohës në 80-vjetorin e lindjes
Me rastin e datëlindjes së 80-të të Fatos Kongolit, Biblioteka Kombëtar ka çelur një ekspozitë me veprat. Kolegë shkrimtarë dhe studiues e vlerësuar për letërsinë dhe anën njerëzore në dy kohë Biblioteka Kombëtare ka çelur një ekspozitë me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit Fatos Kongoli. Librat e tij të botuar në Shqipëri dhe Kosovë, para […]
Me rastin e datëlindjes së 80-të të Fatos Kongolit, Biblioteka Kombëtar ka çelur një ekspozitë me veprat. Kolegë shkrimtarë dhe studiues e vlerësuar për letërsinë dhe anën njerëzore në dy kohë
Biblioteka Kombëtare ka çelur një ekspozitë me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit Fatos Kongoli. Librat e tij të botuar në Shqipëri dhe Kosovë, para dhe pas 90-ës u shfaqën në ekspozitorë, duke mbledhur krijimtarinë e tij dhe artikujt e botuar. Vetë shkrimtari falënderoi bashkëshorten dhe u tregua mirënjohës.
Kolegë shkrimtarë të pranishëm ndanë kujtime personale me shkrimtarin duke vënë në dukje meritat e tij në letërsi dhe marrëdhënie njerëzore
Pas studimeve për matematikë, Kongoli punoi ne shtëpinë botuese Naim Frashëri dhe nisi karrierën letrare. Vepra si “Lëkura e qenit”, “Ne të tre”, “Gënjeshtarë të vegjël”, Te porta e Shën Pjetrit, Jetë në një kuti shkrepësesh, Bolero në vilën e pleqve, Iluzione në sirtar, etj i dhanë status në letërsi. Temat që ka marrë në shqyrtim kanë përballuar shoqërinë me veten dhe të shkuarën duke zbuluar edhe karakterin e tij të sinqertë./m.j
What's Your Reaction?