Pa llogaritur Brojën dhe Kumbullën, sa vlen Shqipëria në Euro 2024: Lë pas 1 kombëtare

Gjermania do të jetë epiqendra e futbollit në vitin 2024. 24 kombëtare do të garojnë për fitimin e kampionatit Europian, garë në të cilën për herë të dytë në histori do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit. Pavarësisht se nuk niset si favorite në letër, kuqezinjtë janë gati për të bërë surprizën e […]

Nëntor 26, 2023 - 15:05
 0
Pa llogaritur Brojën dhe Kumbullën, sa vlen Shqipëria në Euro 2024: Lë pas 1 kombëtare

Gjermania do të jetë epiqendra e futbollit në vitin 2024. 24 kombëtare do të garojnë për fitimin e kampionatit Europian, garë në të cilën për herë të dytë në histori do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit.

Pavarësisht se nuk niset si favorite në letër, kuqezinjtë janë gati për të bërë surprizën e madhe në edicionin e 13-të të kompeticionit. Skuadra e teknikut Sylvinho vlen jo pak edhe në shifra.

Në mesin e 21-skuadrave të kualifikuara deri më tani, kombëtarja jonë gjendet në vendin e 20. Duke iu referuar grumbullimit të fundit, për dy duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, vlera në treg e lojtarëve kuqezi kap shifrën e 81.7 milionë Eurove.

Në këto nivele, kombëtarja shqiptare lë pas përfaqësuesen e Rumanisë, që në treg vlen rreth 10 milionë euro më pak se kuqezinjtë. Në listën e vlerave mungojnë emra të rëndësishëm si, Armando Broja dhe Marash Kumbulla, të cilët pritet të jenë pjesë e kombëtares kuqezi gjatë turneut gjerman.

Duke iu shtuar vlerën e kartonat të tyre, vlera e kombëtares në treg do të kapte shifrën e rreth 120 milionë Eurove, për tu afruar me kombëtare si ajo e Republikës Çeke dhe Sllovenisë.

Por, vlera e lojtarëve kuqezi pritet të pësojë rritje në muajt e ardhshëm, në varësi kjo edhe të performancës në fushën e lojës. Vlerën më të lartë në Euro2024 e ka padyshim Anglia dhe Franca, të cilët janë favorite në garën për t’u shpallur kampione Europe.

Dy kombëtaret tejkalojnë shifrën e mbi 1 miliard eurove në treg, teksa Gjermania, kombëtarja pritëse vlen 665 milionë Euro.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.