Pacienti lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht! Pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e rrjetit

Një incident i rëndë është shënuar në Kinë, në vitin 2019, por që është bërë sëfundmi publike për mediat. DailyMail shkruan se një

Dhjetor 22, 2023 - 16:28
 0
Pacienti lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht! Pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e rrjetit

Një incident i rëndë është shënuar në Kinë, në vitin 2019, por që është bërë sëfundmi publike për mediat.

DailyMail shkruan se një e moshuar rreth 82-vjeçe ishte duke kryer një ndërhyrje në sy, teksa gjatë operacionit ka lëvizur. Në videon e publikuar nga gjigandi britanik, shihet se mjeku e gjuan pacientin me grusht në fytyrë, në mënyrë që të mos lëvizte më.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, mjeku kirurg u shkarkua nga puna, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

E moshuara, për shkak të sulmit pësoi mavjosje në ballë, ndërsa aktualisht ajo është e verbër nga njëri sy, sipas djalit të saj.

Për incidentin e shkaktuar, pacientja u dëmshpërblye nga menaxheri i spitalit me 500 juanë, ose ndryshe 55 paund./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.