Pacientja ndërroi jetë nga neglizhenca, dërgohet për gjykim mjeku i spitalit rajonal në Fier

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim penal një mjek të spitalit rajonal në Fier i cili akuzohet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, me pasojë vdekjen e një pacienteje. Sipas akuzës dyshohet se pacientja me inicialet A. N., ndërroi jetë pasi mjeku në fjalë nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, si dhe nuk […]

Nëntor 15, 2023 - 15:33
 0
Pacientja ndërroi jetë nga neglizhenca, dërgohet për gjykim mjeku i spitalit rajonal në Fier

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim penal një mjek të spitalit rajonal në Fier i cili akuzohet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, me pasojë vdekjen e një pacienteje.

Sipas akuzës dyshohet se pacientja me inicialet A. N., ndërroi jetë pasi mjeku në fjalë nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, si dhe nuk u zbatua protokolli mjekësor në transportimin e saj.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.B., me detyrë mjek pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, i akuzuar për veprën penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet u provua se, nga i pandehuri S.B. nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, të pranuar për sëmundjen nga e cila vuante shtetasia A.N., dhe se transportimi i pacientes nuk u realizua konform protokollit mjekësor me ekip të specializuar.

Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, shtetasja A. N. ndërroi jetë”, thueht në njoftimin e prokurorisë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.