“Pagova 20 mijë euro për të ikur me kamion”, i riu nga Kukësi: Se dija nëse do mbërrija gjallë në Angli, u ktheva…!
Ilia, 30-vjeçari i rikthyer në Shqipëri, është një nga personat që emigroi shumë i ri në Angli, por në një mënyrë shumë të rrezikshme. Ai tha se ka paguar 20 mijë euro për transportimin me kamion drejt Britanisë, por përveç shumës së madhe ka kaluar edhe një rrugë të vështirë. “Kam punuar në Angli me […]
Ilia, 30-vjeçari i rikthyer në Shqipëri, është një nga personat që emigroi shumë i ri në Angli, por në një mënyrë shumë të rrezikshme.
Ai tha se ka paguar 20 mijë euro për transportimin me kamion drejt Britanisë, por përveç shumës së madhe ka kaluar edhe një rrugë të vështirë.
“Kam punuar në Angli me gipset. Unë jam nga Kukësi. Ndenja për 5 vite e gjysëm që punova me gipset. Po bëj gati një vit që jam kthyer. U ktheva se boll ndenjëm. Shkova si gjithë të tjerët, me sakrifica.
Pagova lek, në të zezë. Pagova dyfishin e 10 mijë euroshit, një shumë e madhe. Ika me kamion. Është e vështirë si rrugë, se do arrijmë ‘sdo arrijmë. Kishim hall mos na kapnin”, tha 30-vjeçari./m.j
What's Your Reaction?