Pajisjet dixhitale/Mjekët okulistë: Depistimi nëpër shkolla zbuloi se 1 në 3 fëmijë ka me probleme me sytë

1 në 3 fëmijë ka probleme me shikimin. Të dhënat vijnë nga programi i depistimit të fëmijëve për shikimin. Mjeket okulistë thonë se këto probleme janë në rritje nga viti në vit. “Depistimi nëpër shkolla ka treguar që një pjesë e rëndësishme e fëmijëve kanë problem me shikimin. Edhe në praktikën tonë të përditshme shohim […]

Shkurt 18, 2024 - 17:32
 0
Pajisjet dixhitale/Mjekët okulistë: Depistimi nëpër shkolla zbuloi se 1 në 3 fëmijë ka me probleme me sytë

1 në 3 fëmijë ka probleme me shikimin. Të dhënat vijnë nga programi i depistimit të fëmijëve për shikimin. Mjeket okulistë thonë se këto probleme janë në rritje nga viti në vit.

“Depistimi nëpër shkolla ka treguar që një pjesë e rëndësishme e fëmijëve kanë problem me shikimin. Edhe në praktikën tonë të përditshme shohim një shtim të problemit të shikimit tek moshat e vogla dhe të reja. Nga 10 fëmijë, 20-30 % e tyre kanë shfaqur probleme me shikimin.”

Më e shfaqur është miopia, apo problemi në shikimin larg.

“Miopia është ajo që ka një rritje, po vihet re tek fëmijë.”

Problematikat në rritje me shikimin, specialistët e lidhin me përdorimin për një kohë të gjatë me pajisjet teknologjike.

“Kjo është e lidhur me qëndrimin e gjatë me pajisjet teknologjike sepse janë pikërisht pajisjet dixhitale, të cilat formojnë miopi, numrin me minus, problemin me shikimin larg.”

Për të evituar problemet me shikimin, përveç rasteve të trashëguara, specialistët rekomandojnë kufizimin të përdorimit të telefonave dhe tabletave, si dhe shmangien e qëndrimit për orë të tëra përpara televizorit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.