Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë

Këshilli i Ministrave në Bosnje e Hercegovinë në mënyrë unanime miratoi “vendimin për dhënien e lejes për hyrjen në Bosnje e Hercegovinë, nën kushte të posaçme, të qytetarëve të Palestinës familjarët e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, u tha në njoftimin e këtij institucioni. Në njoftim u tha se 30 persona, që [...]Read More...

Nëntor 19, 2023 - 12:20
 0

Këshilli i Ministrave në Bosnje e Hercegovinë në mënyrë unanime miratoi “vendimin për dhënien e lejes për hyrjen në Bosnje e Hercegovinë, nën kushte të posaçme, të qytetarëve të Palestinës familjarët e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, u tha në njoftimin e këtij institucioni.

Në njoftim u tha se 30 persona, që janë të afërm të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, të cilët janë evakuuar së bashku nga Rripi i Gazës, do të lejohen që të hyjnë në këtë shtet, shkruan REL.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës do t’ua dërgojë listën e 30 personave Policisë kufitare, në të cilën, përveç të dhënave personale, ka edhe informacione për të afërmit e tyre që janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës. Hyrja e tyre do të mundësohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës”, u tha në njoftim.

Më herët, autoritetet njoftuan se shteti i Katarit ka ofruar një avion për transportin e shtetasve të Bosnjës dhe familjarëve të tyre të cilët u evakuuan nga Rripi i Gazës. Katari po ashtu do të mbulojë shpenzimet e tyre të fluturimit nga Egjipti për në Bosnje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.