Pamje të rënda/ Lideri i opozitës koreane goditet më thikë, kur po mbante fjalim

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut është goditur me thikë gjatë një konference që ai po mbante në qytetin e Busanit. Sipas agjencisë së lajmet Yonhap, Lee Jae-Myung u godit me thikë në anën e majtë të qafës. Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar. Lideri i opozitës është dërguar në spital ku edhe […]

Janar 2, 2024 - 10:01
 0
Pamje të rënda/ Lideri i opozitës koreane goditet më thikë, kur po mbante fjalim

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut është goditur me thikë gjatë një konference që ai po mbante në qytetin e Busanit.

Sipas agjencisë së lajmet Yonhap, Lee Jae-Myung u godit me thikë në anën e majtë të qafës.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar. Lideri i opozitës është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Politikani 59-vjeçar drejton Partinë Demokratike të Koresë. Ai nuk është aktualisht një anëtar i legjislaturës së Koresë së Jugut, por pritet të kandidojë për një vend në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në prill 2024.

Në zgjedhjet presidenciale të 2022, ai humbi me 0.73% të votave ndaj aktualit Presidenti Yoon Suk Yeol. Ai pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027.

Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u transportua me helikopter në spital, ndërsa mjekët thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, por motivi i sulmit është i paqartë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.