Pamjet nga ajri rrëzojnë pretendimin e Vuçiçit për numrin e protestuesve që morën pjesë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e mbrëmshëm para opinionit tha se në demonstratat në Beograd ishin 2490 persona. Por siç shkruajnë mediat serbe, pamjet ajrore e mohojnë këtë. Ndryshe, siç ishte raportuar nga mediat serbe, demonstruesit dhe deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” mbrëmë kanë tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e Kuvendit të […]

Dhjetor 25, 2023 - 13:37
 0
Pamjet nga ajri rrëzojnë pretendimin e Vuçiçit për numrin e protestuesve që morën pjesë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e mbrëmshëm para opinionit tha se në demonstratat në Beograd ishin 2490 persona. Por siç shkruajnë mediat serbe, pamjet ajrore e mohojnë këtë.

Ndryshe, siç ishte raportuar nga mediat serbe, demonstruesit dhe deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” mbrëmë kanë tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e Kuvendit të qytetit në Beograd. Me këtë rast, siç është thënë më tej, janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të hyrjes.

“Nuk ka revolucion. Ne po përpiqemi të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit me një reagim paqësor. 2490 persona janë të pranishëm sonte, 1195 po përpiqen të hyjnë në parlament…”, kishte deklaruar Vuçiç.

Demonstratat përfunduan me reagimin e policisë, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” doli dhe e akuzoi Vuçiçin se ka dërguar huliganët që provokuan dhunën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.