“Panik” te Sylvinho, mësohet data e rikthimit të Myrto Uzunit

Pas një sezoni fantastik, në La Liga 2, ku arriti të shënojë plot 23 gola dhe të dhurojë 5 asistime, “fantazisti” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni nuk e ka nisur në mënyrë më të mundshme “aventurën” e tij në La Liga, teksa deri më tani ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje. Mirëpo, “tersi” i [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 21:10
 0
“Panik” te Sylvinho, mësohet data e rikthimit të Myrto Uzunit

Pas një sezoni fantastik, në La Liga 2, ku arriti të shënojë plot 23 gola dhe të dhurojë 5 asistime, “fantazisti” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni nuk e ka nisur në mënyrë më të mundshme “aventurën” e tij në La Liga, teksa deri më tani ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje.

Mirëpo, “tersi” i “bomberit” beratas vazhdon akoma, teksa në minutën e 37’, në përballjen e pasdites të se enjtes ndaj Real Beti është detyruar të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi muskulor.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Uzuni pritet të kthehet në fushën e lojës vetëm pas një muaji, një afat i cili padyshim që do ta linte atë jashtë ndeshjes kyçe kundër Çekisë që luhet pas dy javësh.

Ndërkaq, klubi i Granada nuk ka dhënë ende asnjë informacion rreth gjendjes së futbollistit, por priten verifikime të tjera të situatës së tij në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.