Papa Françesku bën thirrje për dialog: Jo më luftë dhe sulme në Lindjen e Mesme!

Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Papa Françesku u ka kërkuar liderëve rajonalë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm

Prill 14, 2024 - 17:55
 0
Papa Françesku bën thirrje për dialog: Jo më luftë dhe sulme në Lindjen e Mesme!

Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Papa Françesku u ka kërkuar liderëve rajonalë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Pas lutjes së tij të së dielës Angelus, ai u bëri thirrje të gjitha kombeve të mbajnë anën e paqes.

“Bëj një thirrje të përzemërt për ndalimin e çdo veprimi që mund të nxisë një spirale dhune, me rrezikun e tërheqjes së Lindjes së Mesme në një konflikt edhe më të madh.

Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve. Jo më luftë, jo më sulme, jo më dhunë, po dialogut dhe po paqes”, deklaroi Papa.

Para Françesku bëri gjithashtu thirrje për zgjidhje me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.