Papa Françesku: Priftërinjtë mund të bekojnë çiftet e të njëjtit seks

Priftërinjtë do të mundet të bekojnë edhe çiftet e së njëjtës gjini. Lajmi njoftohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se Papa Françesku

Dhjetor 18, 2023 - 15:58
 0
Papa Françesku: Priftërinjtë mund të bekojnë çiftet e të njëjtit seks

Priftërinjtë do të mundet të bekojnë edhe çiftet e së njëjtës gjini. Lajmi njoftohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se Papa Françesku ka dhënë pëlqimin e tij, të cilit i kishte paraprirë edhe në deklarata të mëhershme.

Në çdo rast, bëhet e qartë se kjo nuk do të thotë se lejohet martesa fetare e çifteve të të njëjtit seks.

Është hera e parë që Kisha Katolike shprehet qartë për këtë temë, duke iu referuar një “bekimi për shëndetin, ndihmën reciproke, mbështetjen dhe paqen shpirtërore” të çifteve të të njëjtit seks.

Lëvizja konsiderohet si një hap i madh në përpjekjet e Kishës Katolike Romake për të mirëpritur besimtarët e komunitetit LGBTI. /vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.