Papa thirrje konferencës së OKB-së: Ndaloni ngrohjen globale, koha është e shkurtër

  Papa Françesku i ka bërë thirrje Konferencës së Kombëve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28) në Dubai që të arrijnë një marrëveshje

Dhjetor 2, 2023 - 13:35
 0
Papa thirrje konferencës së OKB-së: Ndaloni ngrohjen globale, koha është e shkurtër

 

Papa Françesku i ka bërë thirrje Konferencës së Kombëve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28) në Dubai që të arrijnë një marrëveshje përparimtare domethënëse për të frenuar ngrohjen globale, e cila përfshin eleminimin e lëndëve djegëse fosile, duke thënë se klima tani është “jashtë kontrollit”.

 

Papa kishte planifikuar të merrte pjesë në konferencë, por për arsye shëndetësore u detyrua që të qëndronte në Vatikan.

 

Fjalimi i tij i plotë iu dorëzua përfaqësuesve të tij dhe ministri i Jashtëm i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, e kufizoi gjatësinë e tij në 3 minuta fjalim.

 

“Fatkeqësisht nuk mund të jem i pranishëm me ju edhe pse dëshiroja shumë. Megjithatë, jam me ju sepse koha është e shkurtër”, tha Papa në mesazhin e tij.

 

“Unë jam me ju sepse tani më shumë se kurrë, e ardhmja e të gjithëne ne varet nga e tashmja që zgjedhim tani. Unë jam me ju sepse shkatërrimi i mjedisit është një fyerje për Zotin”, tha ai.

 

“Kjo COP le të jetë një pikë kthese, duke demonstruar një vullnet të qartë dhe të prekshëm politik që mund të çojë në një përshpejtim vendimtar të tranzicionit ekologjik,” tha ai.

 

Për të arritur këtë, theksoi ai, është e nevojshme të ecim me vendosmëri përpara me efiçencë më të madhe energjetike, burime të rinovueshme të energjisë, “eliminimin e lëndëve djegëse fosile” dhe ndryshimin e një stili jetese shpërdorues. Duke thënë se “hendeku midis pak të pasurve dhe shumë të varfërve nuk ka qenë kurrë kaq i thellë”, Papa bëri thirrje për lehtësimin e borxheve për vendet e varfra që janë më pak përgjegjëse për gazrat serrë, por vuajnë më shumë se vendet e përparuara.

 

“Të jemi të vëmendshëm ndaj britmës së dheut, të dëgjojmë lutjet e të varfërve, të jemi të ndjeshëm ndaj shpresave të të rinjve dhe ëndrrave të fëmijëve! Ne kemi një përgjegjësi të rëndë: të sigurojmë që atyre të mos u mohohet e ardhmja e tyre”, tha ai.

 

“Klima, jashtë kontrollit, na thërret t’i japim fund këtij iluzioni të plotfuqishmërisë. Le të njohim edhe një herë kufijtë tanë, me përulësi dhe guxim, si e vetmja rrugë drejt një jete me përmbushje autentike,” tha ai./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.