Para dhe ora luksoze/ Goditja e mafies shqiptare në Ekuador e Spanjë, sekuestrohen 2 tonë kokainë

Një megaoperacion kundër drogës është zhvilluar në Ekuador dhe në Spanjë, që ka vënë pas prangave 30 persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase,  të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan G. Nga operacionet […]

Shkurt 6, 2024 - 21:54
 0
Para dhe ora luksoze/ Goditja e mafies shqiptare në Ekuador e Spanjë, sekuestrohen 2 tonë kokainë

Një megaoperacion kundër drogës është zhvilluar në Ekuador dhe në Spanjë, që ka vënë pas prangave 30 persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase,  të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan G.

Nga operacionet e koduara “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë. Operacionet e zhvilluara Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay, deri mëngjesin e kësaj të marte.

18 persona u prangosën në Ekuador dhe 11 në Spanjë, me kombësi ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze, për lidhjen e tyre të dyshuar me operacionet për të transportuar kokainën e prodhuar në Kolumbi në Evropë përmes portit të Ekuadorit.

Sipas mediave, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar: 2 ton 377 kg kokainë, dollarë të konvertuara në 450.000 eurove cash; 10 armë zjarri,  25 automjete, 22 pasuri, ora dhe 27 celulare.

Sipas hetimeve, Dritan G. ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë. Po ashtu, organizata kontaminoi kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri .

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.