“Para drejtësisë…”/ 4 ekstradime e arrestime në 24 orët e fundit, Balla: Policia duhet t’i gjejë fajtorët kudo që të struken

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Ai u shpreh se katër persona janë të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar ose ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit nga autoritetet. Balla […]

Mars 16, 2024 - 19:50
 0
“Para drejtësisë…”/ 4 ekstradime e arrestime në 24 orët e fundit, Balla: Policia duhet t’i gjejë fajtorët kudo që të struken

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar.

Ai u shpreh se katër persona janë të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar ose ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit nga autoritetet.

Balla u shpreh se edhe pse fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë.

Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, u shpreh Balla./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.