Para zgjedhjeve presidenciale, Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen martesore

Melania Trump ka rinegociuar marrëveshjen e saj paramartesore me Donald Trump, përpara një fitoreje të dytë të mundshme në garën për Shtëpinë e Bardhë. Kjo është hera e tretë që Melania rinegocion kushtet financiare të martesës së saj, e cila fillimisht u hartua rreth kohës kur ata u martuan gati dy dekada më parë në […]

Shtator 29, 2023 - 10:05
 0
Para zgjedhjeve presidenciale, Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen martesore

Melania Trump ka rinegociuar marrëveshjen e saj paramartesore me Donald Trump, përpara një fitoreje të dytë të mundshme në garën për Shtëpinë e Bardhë. Kjo është hera e tretë që Melania rinegocion kushtet financiare të martesës së saj, e cila fillimisht u hartua rreth kohës kur ata u martuan gati dy dekada më parë në 2005.

Në qendër të këtij diskutimi është përmirësimi i së ardhmes financiare të djalit të vetëm të çiftit, 17-vjeçarit Barron dhe kushte të favorshme edhe për të në para dhe pasuri të paluajtshme, raporton agjencia amerikane e lajmeve FreeRepublic.

Aktualisht, duke u përballur me katër padi për krime, ish-kreu presidenti amerikan, i cili thuhet se ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh, mund të jetë gjithashtu i interesuar për 250 milionë dollarë të tjerë në The Big Apple, në lidhje me një çështje civile në vazhdim kundër tij dhe bizneseve të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.