Parada për 28 Nëntorin/ Seferi jep detaje për aktivitetet në kryeqytet: Do jetë ditë fantastike

Tirana është gati për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë. Nesër në kryeqytetin shqiptar do të mbahet parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Në një intervistë për Klan News, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, ka dhënë më shumë detaje rreth aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të kësaj dite historike festive. Andi […]

Nëntor 27, 2023 - 11:09
 0
Parada për 28 Nëntorin/ Seferi jep detaje për aktivitetet në kryeqytet: Do jetë ditë fantastike

Tirana është gati për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë. Nesër në kryeqytetin shqiptar do të mbahet parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Në një intervistë për Klan News, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, ka dhënë më shumë detaje rreth aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të kësaj dite historike festive.

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Falë edhe organizatës nga New York “Rrënjët shqiptare”, të cilët kanë një traditë të bukur që e festojnë në një nga sheshet e New Yorkut, erdhi kjo ide që “pse mos ta festojmë së bashku në kryeqendrën e Shqiptarisë?”, por tanimë kjo të mos jetë thjeshtë një e thënë por një vend fizik ku të mblidhemi të gjithë së bashku për të festuar këtë ditë të madhe. Pikërisht, do të jetë sonte në mbrëmje startimi i këtij eventi të madh, ku rreth 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse, por edhe nga diaspora.

Do të jenë edhe 47 kryetarë komunash arbëreshe, të cilët vijnë për herë të parë për të festuar. Sonte do të jetë bashkim i këtyre kryetarëve që do të festojnë në Pallatin e Brigatave në pritjen që Veliaj jep për hapjen e këtyre ditëve festive. Nesër do të jetë një ditë fantastike. Do të jenë mbi 200 ansamble, grupe të ndryshme, sportistë që do të vijnë, do të jenë grupime, shoqata të cilët do të demonstrojnë traditat e të gjitha trevave shqipfolëse. Takimi i parë do të bëhet tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skëndërbej”. Kjo paradë do të zgjasë rreth 2-3 orë dhe në fund fare do të bëhet një ngritje simbolike e flamurit. Edhe mbrëmja e datës 28 Nëntor do të sjellë “Festivalin e Gjirokastrës” në sheshin “Skëndërbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive.

Përsa i përket datës 29, do të bëhen ceremonitë zyrtare. Pasdite vonë kur fillon kremtimi i Natës së Bardhë do të jetë një koncert në sheshin “Skëndërbej” me këngëtarët më në emër, duke filluar nga Noizy, Mc Kresha, Kida, Samanta Karavella, Ylli Limani dhe shumë të tjerë të cilët do ta jetëzojnë këtë festë akoma dhe më tepër.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.