Paralajmërimi i FBI: Sulmet e Hamasit do të frymëzojnë kërcënimet terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë filluar t’i frikësohen faktit se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist kundër SHBA që nga formimi i Shtetit Islamik gati një dekadë më parë. Deklarata u bë nga drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një seancë dëgjimore në Kongres, ku tha se që nga […]

Nëntor 1, 2023 - 09:50
 0
Paralajmërimi i FBI: Sulmet e Hamasit do të frymëzojnë kërcënimet terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë filluar t’i frikësohen faktit se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist kundër SHBA që nga formimi i Shtetit Islamik gati një dekadë më parë.

Deklarata u bë nga drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një seancë dëgjimore në Kongres, ku tha se

që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez, organizata të shumta terroriste kanë bërë thirrje për sulme kundër amerikanëve dhe Perëndimit, duke rritur ndjeshëm kërcënimin nga ekstremistët e dhunshëm.

“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të shërbejnë si një frymëzim, të cilin ne nuk e kemi parë që kur ISIS nisi të ashtuquajturin kalifat disa vite më parë”, tha Drejtori i FBI-së, Wray.

Qeveria amerikane ka parë një rritje të kërcënimeve kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve që nga shpërthimi i luftimeve në Gazë.

Numri i sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane jashtë shtetit nga grupet e mbështetura nga Irani është rritur këtë muaj. Sulmet kibernetike kundër SHBA-së nga Irani dhe aktorët joshtetërorë ka të ngjarë të përkeqësohen nëse konflikti zgjerohet.

Në një takim për sigurinë kibernetike të organizuar nga Shtëpia e Bardhë të martën, kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland tha se ai kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë që të ndihmonte hetuesit izraelitë për rastet e financimeve për Hamasin, përfshirë edhe kriptovalutat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.