Paralajmërimi i horoskopit: Kujdes deri të mërkurën, do të ketë ulje-ngritje

Faza e hënës së re ka përfunduar dhe kjo do të thotë se tashmë aktivizohemi dhe hyjmë në pjesën e ngarkuar të muajit. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri thotë se javët e mbetura të Shtatorit janë më pozitive dhe kanë mundësi të mira. Ngërçi do të jetë në tre […]

Shtator 18, 2023 - 12:11
 0
Paralajmërimi i horoskopit: Kujdes deri të mërkurën, do të ketë ulje-ngritje

Faza e hënës së re ka përfunduar dhe kjo do të thotë se tashmë aktivizohemi dhe hyjmë në pjesën e ngarkuar të muajit. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri thotë se javët e mbetura të Shtatorit janë më pozitive dhe kanë mundësi të mira.

Ngërçi do të jetë në tre ditët e para të javës, deri të mërkurën sepse do të ketë disa  prapaskena.  Fundjava do të jetë një përgatitje e fortë për javën pasuese dhe do të gjejmë frymëzim për çështjet e lidhura me aspektin spiritual.

Krisanthi Kallojeri: Pjesa e dytë e Shtatorit është më pozitive, plot shanse dhe mundësi dhe gjendemi në këtë pikë pas një hëne të re që folëm javën e kaluar. Kjo javë ka shumë gjëra për të dhënë, por sot dhe nesër duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk do të kemi një perceptim të saktë të realitetit. Mund të kemi ulje-ngritje psikologjike, të ndiejmë debulesë nga ana organike se nuk jemi në formë të shkëlqyer. E mira është të çlodhemi, të marrim kohën tonë, të relaksohemi, të meditojmë, të bëjmë joga apo të manifestojmë.

E mërkura është pak në antitezë, na krijon shanse e mundësi për mbështetje, por ka disa kurthe. Nga e mërkura deri të premten do të kemi shanse unike për të realizuar përmes një mbështetjeje të fuqishme, por edhe ne do të gjejmë forcën e madhe brenda nesh që të realizojmë atë që dëshirojmë, kombinuar me strategji.

Në fund të javës duhet të bëjmë një përgatitje shumë të mirë për javën që vjen pasi ka shanse të mëdha, duhet të përfitojmë nga pjesa e dytë e Shtatorit. Deri të mërkurën mos bëni marrëveshje ekonomike, kujdes. E vetmja gjë që nuk favorizohet shumë janë gjërat që kanë financa dhe ato që duan një anë më praktike. Çfarë ka të bëjë me art apo anën spirituale dhe kërkon frymëzim, favorizohen.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.