Paralajmërimi i ish-kreut të CIA-s: Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza

Ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, David Petraues, ka paralajmëruar Izraelin për opsionin e një ndërhyrjeje tokësore në Gaza. Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar eventualitetin e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishos më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti. “Nëse Hamas është po aq kreativ sa ç’ishte në […]

Tetor 19, 2023 - 21:00
 0
Paralajmërimi i ish-kreut të CIA-s: Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza

Ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, David Petraues, ka paralajmëruar Izraelin për opsionin e një ndërhyrjeje tokësore në Gaza.

Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar eventualitetin e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishos më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti.

Nëse Hamas është po aq kreativ sa ç’ishte në atë sulm barabar dhe të papërshkrueshëm, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban nuk mund të jetë më sfidues se kaq”, tha ai.

Sipas tij, Izraeli duhet të përpunojë një plan për ringritjen e shërbimeve bazike në Gaza, rindërtimin e saj.

Qëndrimi vjen ndërkohë që kryeministri izraelit, Netanyahu ka paralajmëruar operacion tokësor, pas sulmeve ajrore, por pa bërë të qartë nëse trupat do të bëjnë një pastrim të zonës, apo do të qëndrojnë aty./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.