Paralajmërimi i komandantit ukrainas: Rusia gati të na marrë një tjetër qytet! Na duhen ndihma

Rusia pritet të marrë një tjetër qytet në Ukrainën lindore, atë të Chasiv Yar. Këtë fakt e ka parashikuar komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës Oleksandër Sirskai. Sipas tij, pushtimi do të ndodhw në datën 9 maj duke vendosur terrenin për një betejë të rëndësishme për kontrollin në lindje, ku Rusia po fokuson sulmet […]

Prill 15, 2024 - 12:15
 0
Paralajmërimi i komandantit ukrainas: Rusia gati të na marrë një tjetër qytet! Na duhen ndihma

Rusia pritet të marrë një tjetër qytet në Ukrainën lindore, atë të Chasiv Yar. Këtë fakt e ka parashikuar komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës Oleksandër Sirskai. Sipas tij, pushtimi do të ndodhw në datën 9 maj duke vendosur terrenin për një betejë të rëndësishme për kontrollin në lindje, ku Rusia po fokuson sulmet e saj

Rënia e qytetit në perëndim të Bakhmutit të shkatërruar në datën kur Moska shënon fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore do të tregonte rritje të vrullit rus në fushën e betejës ndërsa Kievi përballet me një ngadalësim të ndihmës ushtarake perëndimore.

“Kërcënimi mbetet i rëndësishëm, duke marrë parasysh faktin se udhëheqja më e lartë ushtarake ruse ka vendosur trupave të saj detyrën për të kapur Chasiv Yar deri më 9 maj”, u shpreh Oleksandr Syrskyi, Gjeneral i ushtrisë ukrainase.

Frikën për avancim të mëtejshëm të forcave ruse në lindje e ka theksuar edhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Lideri i Ukrainës paralajmëroi përkeqësimin e situatës në frontin lindor të Donetskut. Ai i bëri thirrje përsëri Kongresit Amerikan të miratojë një paketë jetike ndihme që është bllokuar nga ndasitë politike në Senat.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse goditi rajonin juglindor të Zaporizhzhia 400 herë me raketa duke shkaktuar panik te ushtria ukrainase. Sakaq fregata e marinës ruse e pajisur me raketa hipersonike ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit si pjesë e një stërvitje të planifikuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes e njoftoi këtë në një reagim, duke theksuar se anija e Flotës së Paqësorit “vazhdon të kryejë detyrat e saj të caktuara si pjesë e një udhëtimi të gjatë detar”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.