Paralajmëron Kremlini: Jemi gati nëse Perëndimi dërgon trupa në Ukrainë

Duke dashur që Moska të tregojë se nuk ka frikë nga askush, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot se Rusia është

Maj 13, 2024 - 12:05
 0
Paralajmëron Kremlini: Jemi gati nëse Perëndimi dërgon trupa në Ukrainë

Duke dashur që Moska të tregojë se nuk ka frikë nga askush, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot se Rusia është e gatshme nëse Perëndimi dëshiron të luftojë përkrah Ukrainës.

“Nëse vendet perëndimore duan të zgjidhin krizën ukrainase duke dërguar trupat e tyre, nëse duan të jenë në fushën e betejës, kjo është e drejta e tyre”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Vihet re se Kremlini njoftoi javën e kaluar se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë do të ishte potencialisht jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se Moska po monitoron nga afër thirrjet e Kievit për një ndërhyrje të tillë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.