Paralajmëron Zeka: Do ketë arrestime gazetarësh, moderatorësh e pronarësh të mediave. Abuzime në shifra marramendëse!

“Unë jam njeri që mbështes 100 për qind SPAK-un”. Kështu tha gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, teksa dha një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku komentoi ngjarjet e fundit në lidhje me SPAK. Sipas Zekës, ata që dyshojnë te SPAK, qoftë gazetarë, qoftë bosët e gazetarisë, qoftë analistë, janë të përfshirë në miliona dallavere. […]

Nëntor 22, 2023 - 17:51
 0
Paralajmëron Zeka: Do ketë arrestime gazetarësh, moderatorësh e pronarësh të mediave. Abuzime në shifra marramendëse!

“Unë jam njeri që mbështes 100 për qind SPAK-un”. Kështu tha gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, teksa dha një intervistë për emisionin “Wake Up”, ku komentoi ngjarjet e fundit në lidhje me SPAK.

Sipas Zekës, ata që dyshojnë te SPAK, qoftë gazetarë, qoftë bosët e gazetarisë, qoftë analistë, janë të përfshirë në miliona dallavere.

“Se unë e kam thënë që do presim arrestime edhe të bosëve të mediave. Edhe pronarë mediash, edhe disa moderatorë, duke na përjashtuar mua dhe ty.

Ne jetojmë në një botë shumë të vockël dhe i dimë disa që na shesin moral, edhe në gazetari që kanë disa vila, kanë makina të shtrenjta, kanë pasuri marramendëse”, tha analisti i njohur. “Ke informacion që edhe gazetarë, shefa mediash, janë të implikuar në këto afera. Po mbi çfarë arsyeje? Çfarë kanë bërë? Për çfarë akuzoheshin?”, e pyeti Blendi Salaj.

“Ja për shembull një koleg i yni në Radio Televizionin Shqiptar, ka paraqitur një projekt atje. E atje dihet që RTSH financohet me paratë e taksapaguesve. Ka marrë si moderator për shembull rrogë javore, pastaj e ka vendosur veten si producent, si organizator. Domethënë ka marrë 4-5 rroga për emisionin e tij.

Ose keni skenar të filmit që janë marrë rroga në RTSH për një X skenar filmi dhe e kanë shënuar që gjoja ky film është transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar diku në 50 e ca episode, por në fakt nuk është transmetuar asnjëherë.

Ose për shembull kemi miliona shpërdorime në organizimin e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kur them miliona, miliona. Janë shifra marramendëse.

Kam parë dosje dhe më vjen keq, se është pak e vështirë ndaj kolegëve me i publikuar. Por kam parë dosje hetimore të SPAK-ut, sepse ka ndodhur keqpërdorime milionëshe.

Ish-drejtori i RTSH-së që u fut në burg atje dhe u mbyll ajo çështje, do të rihapen plotësisht. Po flas për RTSH, se këto televizionet private janë çështje krejt tjetër. Unë me paratë e mia bëj çka të dua, çka më teket. Por atje është tmerr”, tha Milaim Zeka./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.