Parandalohet krimi në familje, arrestohet 50-vjeçari që dhunoi dhe kanosi bashkëshorten me armë

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Dibër, ku një 50-vjeçar ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kanosi se do ta

Qeshor 6, 2024 - 09:55
 0
Parandalohet krimi në familje, arrestohet 50-vjeçari që dhunoi dhe kanosi bashkëshorten me armë

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Dibër, ku një 50-vjeçar ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kanosi se do ta vriste, me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit për një shtetas në fshatin Vleshë, që po dhunonte bashkëshorten dhe po e kanoste se do ta vriste me armë zjarri, që ai i mbante në banesë pa leje, në kuadër dhe të operacionit “Sundimi i Ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sllova”, ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.