Parandalohet krimi në familjen tropojane, arrestohet 19-vjeçari që kërcënoi nënën dhe dhunoi familjarët

Shërbimet e policisë në Tropojë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje. Një 19-vjeçar u arrestua pasi dhunoi familjarët dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij. Gjithashtu, i riu dyshohet se i vodhi celularin njërit prej familjarëve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, […]

Qeshor 5, 2024 - 13:00
 0
Parandalohet krimi në familjen tropojane, arrestohet 19-vjeçari që kërcënoi nënën dhe dhunoi familjarët

Shërbimet e policisë në Tropojë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.

Një 19-vjeçar u arrestua pasi dhunoi familjarët dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij.

Gjithashtu, i riu dyshohet se i vodhi celularin njërit prej familjarëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.