Parandalohet krimi në Lushnjë, 58-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë vajzën e tij

Policia e Lushnjës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Një 58-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike

Prill 12, 2024 - 12:30
 0
Parandalohet krimi në Lushnjë, 58-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë vajzën e tij

Policia e Lushnjës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vazjës së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.  /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.