Parandalohet ngjarja kriminale në Dibër/ Dhunoi me sende të forta njerkën, motrën dhe vëllain, arrestohet 27-vjeçari

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Dibër.   Pas marrjes së një denoncimi se 27-vjeçari po dhunonte me sende të

Gusht 21, 2023 - 12:16
 0
Parandalohet ngjarja kriminale në Dibër/ Dhunoi me sende të forta njerkën, motrën dhe vëllain, arrestohet 27-vjeçari

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Dibër.

 

Pas marrjes së një denoncimi se 27-vjeçari po dhunonte me sende të forta 3 anëtarët e familjes, njerkën, motrën dhe vëllain e mitur, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

 

I riu me iniciale E.Ll është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.

 

Dibër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në familje.

 

Goditi me sende të forta, 3 pjesëtarë të familjes së tij (mes tyre një të mitur), dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

 

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.

 

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.

 

27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.