‘Paraqituni në sportel’/ OSHEE, apel pronarëve të furrave të bukës, zbulon si do zhvillohet procedura e mbylljes së kontratave
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar kafe për të ndryshuar kontratat e energjisë me çmimet e skemës së re, që u miratua muajin e kaluar. Përmes një shkrese, drejtuar Shoqatës së Bukës, FSHU saktëson se subjektet që […]
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar kafe për të ndryshuar kontratat e energjisë me çmimet e skemës së re, që u miratua muajin e kaluar. Përmes një shkrese, drejtuar Shoqatës së Bukës, FSHU saktëson se subjektet që kanë 2 kontrata, duhet të paraqiten pranë çdo qendre të Kujdesit ndaj Klientit, për të bërë mbylljen e një prej kontratave që disponojnë.
Sipas skemës së re, për furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/kWh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi që do të aplikohet do të jetë 9.5 lekë/kWh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë ekspres, bar dhe kafe, për të cilat çmimi do të jetë 12 lekë/kWh./m.j
What's Your Reaction?