Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

Territori shqiptar paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero. Për […]

Tetor 24, 2023 - 09:45
 0
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

Territori shqiptar paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Parametri i erës do të jetë kryesisht mesatare me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave si edhe lagështirë të lartë në ajër në te gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.