Parlamenti Europian, Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e qershorit

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Michel, i cili  planifikon të lërë postin e tij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje. Michel nuk specifikoi nëse vendimi i tij për të kandiduar për një vend […]

Janar 7, 2024 - 14:45
 0
Parlamenti Europian, Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e qershorit

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Michel, i cili  planifikon të lërë postin e tij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje.

Michel nuk specifikoi nëse vendimi i tij për të kandiduar për një vend në Parlament do të thotë se ishte i interesuar për poste të tjera kryesore, të tilla si kandidati kryesor për liberalët europianë, kampi i tretë politik më i madh i bllokut, për presidencën e Komisionit Evropian, apo nëse ai dëshiron të pasojë Didier Reynders, si komisioner i BE-së i Belgjikës.

Ndërkohe, liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill.

Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet, një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.