Parlamenti turk i heq mandatin deputetit të burgosur të opozitës: Ja akuzat ndaj tij

Të martën, Parlamenti i Turqisë i hoqi mandatit e deputetit një ligjvënësi të burgosur të opozitës, pas një vendimi gjyqësor, duke komplikuar më tej një përplasje të paprecedentë midis dy prej gjykatave më të larta të vendit. Can Atalay, 47 vjeç, u zgjodh deputet majin e kaluar si përfaqësues i Partisë së Punëtorëve të Turqisë […]

Janar 30, 2024 - 19:40
 0
Parlamenti turk i heq mandatin deputetit të burgosur të opozitës: Ja akuzat ndaj tij

Të martën, Parlamenti i Turqisë i hoqi mandatit e deputetit një ligjvënësi të burgosur të opozitës, pas një vendimi gjyqësor, duke komplikuar më tej një përplasje të paprecedentë midis dy prej gjykatave më të larta të vendit.

Can Atalay, 47 vjeç, u zgjodh deputet majin e kaluar si përfaqësues i Partisë së Punëtorëve të Turqisë (TIP), një aleate e partisë së madhe pro-kurde DEM, ndërsa vuante një dënim prej 18 vjetësh burgim.

Ai u dënua në prill 2022 pasi u shpall fajtor për përpjekje për të përmbysur qeverinë nën dyshimet për organizim të protestave mbarëkombëtare në 2013, bashkë me 6 persona të tjerë dhe me filantropin turk Osman Kavala, i cili gjendet gjithashtu në burg.

Të gjithë të pandehurit i mohuan akuzat ndaj tyre. Protestat shënuan sfidën më të madhe për zotin Tayyip Erdogan përgjatë dy dekadave të tij në pushtet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president.

Zoti Atalay arriti të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të majit pasi asokohe gjykata më e lartë e Turqisë, Gjykata e Kasacionit, nuk e kishte lënë në fuqi dënimin e tij. Por gjykata vendosi në shtator, që të linte në fuqi dënimin e tij, duke e ndërlikuar çështjen.

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi më pas, dy herë, në tetor dhe dhjetor, se burgimi i tij shkelte të drejtën e zotit Atalay për t’u zgjedhur. Por Gjykata e Kasacionit refuzoi në të dyja rastet lirimin e tij, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte antikushtetues, një veprim që ngjalli një krizë gjyqësore.

Nënkryetari i parlamentit Bekir Bozdag, një anëtar i Partisë në pushtet të zotit Erdogan, njoftoi të martën, se Gjykata e Kasacionit la në fuqi dënimin e zotit Atalay, duke i hapur rrugën heqjes së mandatit të tij si anëtar i parlamentit.

Kryetari i partisë së zotit Atalay, Erkan Bas, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Kasacionit si “jokushtetuese” dhe tha se parlamenti kishte shkelur gjithashtu kushtetutën duke i hequr mandatin ligjvënësve të burgosur. Edhe partitë e tjera opozitare kritikuan gjithashtu vendimin.

Zoti Erdogan ka bërë thirrje më parë për një kushtetutë të re, për të zgjidhur përplasjen midis gjykatave më të larta të Turqisë, por partia e tij nuk ka dalë me ndonjë propozim për këtë çështje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.