Partitë e bijve të etërve!
Nga Dritan Hila Politika po bëhet gjithmonë e më pak tërheqëse për të rinjtë. Është një sëmundje që ka kapur botën ndaj edhe në SHBA lufta bëhet mes 80-vjeçarëve, fenomen që është i ngjashëm në Rusi dhe Kinë, sa për të përmendur tre fuqitë e mëdha. Udhëheqësit 40-vjeçarë tashmë janë një përjashtim. Bota po shkon […]
Nga Dritan Hila
Politika po bëhet gjithmonë e më pak tërheqëse për të rinjtë. Është një sëmundje që ka kapur botën ndaj edhe në SHBA lufta bëhet mes 80-vjeçarëve, fenomen që është i ngjashëm në Rusi dhe Kinë, sa për të përmendur tre fuqitë e mëdha. Udhëheqësit 40-vjeçarë tashmë janë një përjashtim. Bota po shkon drejt gerontokracisë dhe shkak nuk është vetëm steriliteti i politikës por është edhe mbyllja e mundësive të karrierës.
Edhe në ato vende që quhen demokratike, familjet kanë dinastitë e tyre ku zgjidhet ose pasardhësi biologjik ose ai i adoptuar politikisht.
Kurse në Shqipëri jemi në fazën e dinastive të mirëfillta të cilat më shumë ngjasojnë me feudalizmin sesa një shoqëri moderne. Partitë e vogla janë thjesht pronë sh.p.k e kryetarit i cili as zgjidhet e as shkarkohet. Kurse në PD tashmë kemi një kalcifikim të saj. Berisha do të pasohet nga vajza. Po aty është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, djali i Besnik Mustafës dhe djali i Fahri Balliut. Nipërit e mbesat nuk numërohen.
Tek PS është një numër po kaq, në mos më shumë. Janë brezi i dytë ose i tretë i ish-udhëheqësve të dikurshëm të PPSH, të skalionit të parë ose të dytë. E gjitha kjo e bën politikën jo tërheqëse për të rinjtë pasi idetë nuk vlejnë sa vlen gjaku. Krijimi i dinastive në fakt krijon stabilitet, stabilitet që është vetëm fillimi i ndryshimeve ose largqoftë i trazirave.
What's Your Reaction?