‘Partizani’/ Çfarë do ndodhë me Berishën? SPAK pritet të marrë vendim për ish-kryeministrin

SPAK pritet të marrë një vendim në lidhje me Sali Berishën, i cili nuk ka zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” që Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka marrë. Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që prokurorët e dosjes “Partizani” të zhvillonin një mbledhje, ku të vendosej se çfarë veprimesh do të kryejnë më tej prokurorët në lidhje […]

Dhjetor 5, 2023 - 17:57
 0
‘Partizani’/ Çfarë do ndodhë me Berishën? SPAK pritet të marrë vendim për ish-kryeministrin

SPAK pritet të marrë një vendim në lidhje me Sali Berishën, i cili nuk ka zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” që Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka marrë.

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që prokurorët e dosjes “Partizani” të zhvillonin një mbledhje, ku të vendosej se çfarë veprimesh do të kryejnë më tej prokurorët në lidhje me kërkesën e tyre nëse do ta ashpërsojnë apo jo qëndrimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deri më tani nuk janë treguar më tepër detaje, për shkak se prokurorët e çështjes “Partizani” kanë preferuar të heshtin.

Ende nuk dihet vendimi se si do të procedohet me Sali Berishën, i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë ka edhe një fazë tjetër, e cila mund t’i drejtohet Këshillit të Mandateve, për të marrë një masë më të ashpër se detyrimi paraqitjes.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha nuk e zbatoi sërish masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo ishte hera e tretë që Berisha e thyente këtë masë sigurie. Në raste të ngjashme kur masa e sigurisë thyhet në mënyrë të përsëritur siç ka bërë Berisha aplikohet masë më e ashpër sigurie, që në këtë rast është “arrest në shtëpi”.

Për këtë arsye edhe prokurorët e çështjes “Partizani” do të mblidhen për të marrë një vendim, se si do të veprohet më tej me ish-kryeministrin.

Mbi Berishën rëndojnë masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, pasi akuzohet për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po hetohet për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, nuk e njeh vendimin e GJKKO-së për “detyrim paraqitje” dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.