Partizani mund pastër Dinamon, katër gola në ‘Elbasan Arena’

Partizani fitoi 1-3 kundër Dinamos në “Elbasan Arena”, me sfidën që vlente për javën e pestë të Superligës. “Derbi i kryeqytetit” këtë herë u zhvillua larg Tiranës, me “Demat” që “zhytën Nëndetësen” në fundin e klasifikimit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të kuqtë që ‘shpërthyen’ në 45 minutat e dyta. […]

Shtator 22, 2023 - 20:45
 0
Partizani mund pastër Dinamon, katër gola në ‘Elbasan Arena’

Partizani fitoi 1-3 kundër Dinamos në “Elbasan Arena”, me sfidën që vlente për javën e pestë të Superligës. “Derbi i kryeqytetit” këtë herë u zhvillua larg Tiranës, me “Demat” që “zhytën Nëndetësen” në fundin e klasifikimit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me të kuqtë që ‘shpërthyen’ në 45 minutat e dyta.

Bintsouka hapi duelin në minutën e 58-të, teksa Rrapaj dyfishoi nga jashtë zone në të 78 minutë. Pesë minuta më vonë, Da Silva vulosi sfidën me golin e tretë, kjo pas asistit të Mba që u rikthye nga dëmtimit. Në fund (90+3) Luis Kaçorri shkurtoi shifrat për 1-3 nga pika e bardhë e penalltisë.

Partizani pas katër ndeshjeve (ka luajtur një më pak) mban vendin e dytë me tetë pikë, ndërkohë Dinamo merr humbjen e katërt në pesë javë dhe me tri pikë pozicionohet e parafundit në klasifikimin e Superligës.

Kujtojmë se të martë në 19:00 Partizani dhe Tirana luajnë në “Air Albania” derbin e kryeqytetit, me bardheblutë që paçka humbjes së sotme kundër Erzenit mbajnë kreun e klasifikimit, dy pikë më shumë se të kuqtë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.