Partizani mund rumunët e Cluj, “të kuqtë” në formë të mirë në Turqi, gati për Teutën

Ditët e fundit të qëndrimit në Antalia të Turqisë në minifazën e dimrit, Partizani po i shfrytëzon edhe për të testuar veten. Fillimisht

Janar 10, 2024 - 15:58
 0
Partizani mund rumunët e Cluj, “të kuqtë” në formë të mirë në Turqi, gati për Teutën

Ditët e fundit të qëndrimit në Antalia të Turqisë në minifazën e dimrit, Partizani po i shfrytëzon edhe për të testuar veten. Fillimisht të kuqtë barazuan 1 me 1 me holandezët e Volendam, ndërsa testi i radhës ishte me Kluzh, skuadrën e cila luan në mesin e më të mirëve të futbollit rumun.

Miqësorja kishte dy pamje për skuadrën kryeqytetase. Në pjesën e parë një gafë e portierit Qirko bëri që Kluzh të shënojë me Popa. Në pjesën e dytë Partizani përmbysi gjithçka me anë të Tedi Cares me penallti në fillim, pastaj shënuan Sembene dhe Maget.

Tani Partizani i drejtuar nga Orges Shehu do të rikthehet në Tiranë, dhe të shtunën do të luajë kundër Teutës në rinisje të kampionatit, takim i vlefshëm për javën e 19 të superiores./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.