Partizani “skuq” volejbollin shqiptar, “të kuqtë” përmbysin Tiranën, shpallen kampionë për herë të 16

Partizani kompletoi një përmbysje spektakolare ndaj Tiranës në serinë e ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, duke fituar titullin numër

Maj 5, 2024 - 13:40
 0
Partizani “skuq” volejbollin shqiptar, “të kuqtë” përmbysin Tiranën, shpallen kampionë për herë të 16

Partizani kompletoi një përmbysje spektakolare ndaj Tiranës në serinë e ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, duke fituar titullin numër 16 në histori.

Të kuqtë mundën në duelin e  pestë dhe të fundit bardheblutë 3 me 1 në sete, duke fituar në totalin e përballjeve 3 me 2.

Djemtë e Ylli Tomorrit ishin mundur në dy takimet e para të finaleve, duke krijuar përshtypjen se ishin dorëzuar para Tiranës, mirëpo ajo që erdhi më pas ishte histori. Të kuqtë fituan 3 takimet e tjera duke siguruar suksesin e madh.

Trendi i duelit vendimtar që u luajt në pallatin e sportit në Farkë u duk që në setin e parë fituar nga Partizani 25 me 16, përmes një dominimi të dukshëm.

Bardheblutë bënë diçka më mirë në setin e dytë, por nuk mjaftoi pasi Partizani fitoi sërish 25 me 20.

Të besuarit e trajnerit Arben Sako u rikthyen në lojë duke fituar setin e tretë 25 me 15.

Mirëpo në setin e katërt Partizani ishte më i qetë dhe më i sigurt duke fituar 25 me 21 dhe të gjithë takimin 3 me 1, duke i lënë vendin festes së madhe të të kuqve dhe tifozerisë së vetë.

Interesant fakti që në këtë edicion Partizani ka triumfuar ndaj Tiranës edhe në Ligen e përbashkët me Kosovën “Gjergj Kastrioti”, por edhe në kupën e Shqipërisë.

Të kuqtë janë një miks mes lojtarëve brazilian dhe atyre vendas, të vendosur në harmoninë e duhur nga veteran i trainingut Ylli Tomorri./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.