Pas 10 vitesh, një vajzë fiton festivalin e Sanremo-s

Angelina Mango, 22 vjeç, është fituesja e festivalit të Sanremo-s 2024 dhe do të përfaqësojë Italinë në Malmö, Suedi. Angelina u shpall fituesja

Shkurt 11, 2024 - 12:06
 0
Pas 10 vitesh, një vajzë fiton festivalin e Sanremo-s

Angelina Mango, 22 vjeç, është fituesja e festivalit të Sanremo-s 2024 dhe do të përfaqësojë Italinë në Malmö, Suedi.

Angelina u shpall fituesja e edicionit të 74-të të Sanremo-s me këngën “La noia”, të cilën e kishte shkruar vetë ajo, së bashku me Dario Faini dhe Francesca Calearo. Votat e publikut u numëruan për të gjitha netët e e festivalit.

Këngëtarja e re, me këngën “La noia”, mori 40.3 për qind të preferencave totale, duke marrë parasysh tre juritë (televotimit të publikut, sallës së shtypit, jurisë së radios).

“Kjo është çmenduri. Faleminderit për gjithçka. Falënderime të përzemërta për orkestrën, për ty, për Gio, për Fiorello, për ekipin tim, për Martën, për nënën time, për Phil, Antonio, familjen time që është këtu sonte. Faleminderit që erdhët.”, ishin fjalët e saj në momentin e fitores.

Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos: suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa triumfoi me Controvento.

Finalistët ishin:

Angelina Mango – “La noia”
Geolier – “I p’ me, tu p’ te”
Annalisa – “Sinceramente”
Ghali – “Casa mia”
Irama – “Tu no”

/vizionplus.tv



What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.