Pas aksidentit tragjik, kapet një tjetër makinë me emigrantë të paligjshëm

Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Shkodra pasi ka qenë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi. “Transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari. […]

Prill 2, 2024 - 14:35
 0
Pas aksidentit tragjik, kapet një tjetër makinë me emigrantë të paligjshëm

Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Shkodra pasi ka qenë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

“Transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin emigrantët dhe celulari i të arrestuarit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.