Pas betimit në Presidencë, ministrja e Shëndetësisë Koçiu: Do vazhdojmë ndryshimet e mëdha në këtë sektor

Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë reagimin e saj të parë pas betimit në presidencë paraditen e sotme. Përmes një postimi në facebook, shprehet mirënjohëse për detyrën e re, ndërsa thekson se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara dhe shpreson se do të vazhdojnë ndryshyimet në këtë sektor. “Me mirënjohje […]

Shtator 12, 2023 - 18:00
 0
Pas betimit në Presidencë, ministrja e Shëndetësisë Koçiu: Do vazhdojmë ndryshimet e mëdha në këtë sektor

Ministrja e re e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë reagimin e saj të parë pas betimit në presidencë paraditen e sotme. Përmes një postimi në facebook, shprehet mirënjohëse për detyrën e re, ndërsa thekson se është e vetëdijshme për sfidat që ka përpara dhe shpreson se do të vazhdojnë ndryshyimet në këtë sektor.

“Me mirënjohje dhe përgjegjësi të lartë, jam e nderuar të pranoj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Kryeministrin Edi Rama, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek unë, për t’i shërbyer vendit në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Gjithashtu, dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme të koleges time, Ogertës dhe profesionistëve të përkushtuar që i kanë shërbyer kësaj ministrie përpara meje. Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi përpara dhe përkushtimin që duhet të tregojmë, të gjithë bashkë, prandaj me mbështetjen tuaj kam besim se do të vazhdojmë me ndryshimet e mëdha në këtë sektor jetik për qytetarët.

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale do të vijojnë të jenë kryefjala e kësaj qeverie e cila rrugen e transformimit e ka shtruar gjatë gjithë këtyre viteve. E gjitha kjo, me synimin e vetëm që t’i plotësojë çdo familje shqiptare, nevojat për këto shërbime thelbësore”, shkruan ministrja./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.