Pas debateve të ashpra, shqiptari vret veten me armë para syve të gruas dhe fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Mesini, në zonën Kalo Nero të Greqisë, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij para gruas dhe dy fëmijëve të tij. 50-vjeçari shqiptar ende i paidentifikuar ka qëlluar veten me një pushkë pas një sherri të madh me gruan. Sipas mediave greke […]

Dhjetor 19, 2023 - 09:13
 0
Pas debateve të ashpra, shqiptari vret veten me armë para syve të gruas dhe fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Mesini, në zonën Kalo Nero të Greqisë, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij para gruas dhe dy fëmijëve të tij.

50-vjeçari shqiptar ende i paidentifikuar ka qëlluar veten me një pushkë pas një sherri të madh me gruan.

Sipas mediave greke ai shkoi në një arë, ku punonte bashkëshortja me fëmijët, ndërkohë që ndodheshin dhe shumë punëtorë të tjerë. Ai ka filluar të debatojë ashpër me gruan dhe më pas është larguar. Si fillim 50-vjeçari ka qëlluar në ajër, ndërkohë që fëmijët tentuan ta qetësonin. Ai drejtoi armën nga vetja, duke i dhënë fund jetës së tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.