Pas disa orë kërkimesh, policia gjen 10 turistët e bllokuar në Bogë, njëri prej tyre i lënduar

Pas disa orë kërkimesh, uniformat blu së bashku me disa ekipe vullnetare kanë mundur të lokalizojnë pas mesnatës 10 turistët e mbetur të

Shkurt 5, 2024 - 09:23
 0
Pas disa orë kërkimesh, policia gjen 10 turistët e bllokuar në Bogë, njëri prej tyre i lënduar

Pas disa orë kërkimesh, uniformat blu së bashku me disa ekipe vullnetare kanë mundur të lokalizojnë pas mesnatës 10 turistët e mbetur të bllokuar në Bogë. Policia u njoftua se një grup personash ishin bllokuar në zonën turistike të Bogës, teksa njëri prej tyre ishte lënduar.

Mësohet se i dëmtuar është Kledison Doci, i cili bëhet me dije se ka thyer këmbën. Pas lokalizimit nga policia është bërë i mundur dërgimi i tij në spitalin rajonal të Shkodrës.

Po ashtu në operacion janë përfshirë edhe ekipe vullnetare, si Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile së bashku me Shërbimin e Kërkim Shpëtimit Malor, të cilët kanë mundur t’i japin ndihmën e parë turistit të lënduar, si dhe personave të tjerë të bllokuar./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.