Pas dy dështimeve vjen vendimi i papritur, Xavi bën prapakthehu, nuk largohet nga Barcelona

Barcelona nuk do të ketë nevojë për trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Trajneri Xavi Hernandez ka vendosur që të tërheqë vendimin për largim në fund të sezonit. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Xavi dhe drejtuesit e klubit kanë biseduar gjatë të mërkurën dhe ai vendosi të qëndrojë edhe për sezonin 2024-25, deri në […]

Prill 25, 2024 - 11:50
 0
Pas dy dështimeve vjen vendimi i papritur, Xavi bën prapakthehu, nuk largohet nga Barcelona

Barcelona nuk do të ketë nevojë për trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Trajneri Xavi Hernandez ka vendosur që të tërheqë vendimin për largim në fund të sezonit.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Xavi dhe drejtuesit e klubit kanë biseduar gjatë të mërkurën dhe ai vendosi të qëndrojë edhe për sezonin 2024-25, deri në fund të kontratës, pasi ka rënë dakord për një sërë kushtesh, edhe pse nuk dihet se cilat janë këto kushte.

Xavi dhe presidenti i klubit Joan Laporta kanë njoftuar se do të flasin për mediat të dielën, para ndeshjes kundër Valencias.

Vendimi është i papritur pasi Xavi kishte deklaruar se do të largohej në fund të sezonit, ndërsa vjen edhe pas dy dështimeve, eliminimit në Champions kundër Paris SG dhe humbjes në “El Classico” kundër Real Madrid, që praktikisht e nxori skuadrën e tij nga gara për titullin kampion.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.