Pas kërcënimeve me bombë, gjenden të dehur dy turistë amerikanë në Kullën Eifel

Dy turistë amerikanë në Paris janë gjetur duke fjetur brenda Kullës Eifel pasi kanë ngecur në gjendje të dehur. Sipas prokurorëve francezë dy burrat u gjetën nga rojet e sigurisë në orët e para të së hënës. Ata paguan për të vizituar Kullën rreth orës 22:40 të dielën dhe hoqën pengesat e sigurisë, ndërsa zbrisnin […]

Gusht 16, 2023 - 08:50
 0
Pas kërcënimeve me bombë, gjenden të dehur dy turistë amerikanë në Kullën Eifel

Dy turistë amerikanë në Paris janë gjetur duke fjetur brenda Kullës Eifel pasi kanë ngecur në gjendje të dehur. Sipas prokurorëve francezë dy burrat u gjetën nga rojet e sigurisë në orët e para të së hënës.

Ata paguan për të vizituar Kullën rreth orës 22:40 të dielën dhe hoqën pengesat e sigurisë, ndërsa zbrisnin shkallët, tha policia. Ata u gjetën në një zonë normalisht të mbyllur për publikun midis nivelit të dytë dhe të tretë të kullës.

Burrat “duket se kanë ngecur për shkak të faktit se ishin të dehur”, thanë prokurorët e Parisit për agjencinë e lajmeve AFP.

Një njësi e specializuar zjarrfikëse për shpëtimin e njerëzve nga lartësitë u dërgua për të zbritur ata, ndërsa orari i zakonshëm i hapjes 09:00 u vonua për shkak të zbulimit të tyre.

Operatori publik i Kullës Eiffel (Sete) njoftoi gjithashtu se ata nuk përbënin asnjë kërcënim. Të dy burrat u morën në pyetje nga policia në Paris, ndërsa Sete tha se do të bënte një kallëzim penal.

Kjo vjen pasi dy kërcënime me bombë në kullë të shtunën detyruan monumentin të evakuohej dy herë në të njëjtën ditë. Policia franceze ka nisur një hetim pas kërcënimeve të rreme me bombë janë bërë përmes postimeve në një faqe lojërash dhe një platforme për kontakte online mes qytetarëve dhe policisë.

Kulla Eifel, e cila u ndërtua në vitet 1880 dhe qëndron në 300 m lartësi tërhoqi 5.8 milionë vizitorë vitin e kaluar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.