Pas Korçës, të shtëna me armë zjarri edhe në Fushë-Krujë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Fushë-Krujë. Raportohet për të paktën 1 person të plagosur. Sipas informacioneve paraprake

Shkurt 28, 2024 - 22:50
 0
Pas Korçës, të shtëna me armë zjarri edhe në Fushë-Krujë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Fushë-Krujë. Raportohet për të paktën 1 person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ka qenë duke lëvizur me motomjet, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.