Pas Kuçovës, Pashalimanit dhe Farkës, Shqipëria investon 178 mln lekë për bazën tokësore Pajet-Bizë

Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës, dhe bazës detare në Pashaliman, Shqipëria po investon edhe në bazën tokësore të Bizës afër Tiranës, njofton ScanTV. Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin me fond limit 178,6 milionë lekë me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”. Garnizoni i Pajetit është një ish […]

Mars 6, 2024 - 10:55
 0
Pas Kuçovës, Pashalimanit dhe Farkës, Shqipëria investon 178 mln lekë për bazën tokësore Pajet-Bizë

Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës, dhe bazës detare në Pashaliman, Shqipëria po investon edhe në bazën tokësore të Bizës afër Tiranës, njofton ScanTV.

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin me fond limit 178,6 milionë lekë me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”.

Garnizoni i Pajetit është një ish repart ushtarak që ka funksionuar deri në vitet 90.

Sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 106 mijë metra katrorë  dhe shtrohet 3.9 kilometra larg poligonit të Bizës, raporton SCAN.

Projekti parashikon rikonceptimin arkitektonik duke vendosur në qendër sheshin ceremonial për rreshtimin e trupave, çadrat e komandës së stërvitjes, çadrat logjistike për ushqim dhe shërbime, çadrat e ndërlidhjes si dhe sheshin e fjetjes.

Garnizoni është projektuar me dy hyrje-dalje, kërkesë kjo sipas standarteve të NATO-s për funksionimin e tyre.

Ky garnizon parashikohet që të ketë 1500 trupa dhe 100 mjete të ndryshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.